Shqiptarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre në veri jo të arrestohen

Ne reagimin e Vetëvendosjes, Qendra në Mitrovicë lidhur me Arrestimi i Hazir Feratit dhe Betim Osmanit derisa rindërtonin shtëpitë e tyre te “Kroi i Vitakut”, thuhet se ky  është shënjuesi i radhës së stërkeqjes së Republikës së Kosovës nga ‘Zajednica’ dhe ndërhyrja e Serbisë. 12 mijë shqiptarët e zhvendosur dhunshëm nga pjesa veriore e Mitrovicës në vitin 2000, nga strukturat ilegale të Serbisë, edhe sot e kësaj dite detyrohen të jetojnë jashtë pronave të tyre të uzurpuara dhe të rrënuara nga strukturat e Serbisë. Këto struktura sot mbase kanë marrë uniformë të re, por urdhërat dhe veprat i kanë të njëjta. Organet e rendit të Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk ndërmorrën asnjë veprim për t’ua siguruar shqiptarëve kthimin e sigurt në shtëpitë e tyre, dhe qytetarëve lëvizjen e lirë në atë pjesë të Kosovës. Madje në mënyrë skandaloze edhe Skender Hyseni deklaroi se policia nuk intervenon dot njësoj në tërë Kosovën. Kjo qeveri po vazhdon me përpikëri nënshtrimin e dorëzimin ndaj Serbisë dhe strukturave të saj, dorëzim e nënshtrim ky që kishte nisur nga Hashim Thaçi. Rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve duhet të ndihmohet. Pengimi i tyre është ndihmë e planeve për kolonizim të Serbisë në veri të Mitrovicës. Këtu kujtojmë projektin për lagjen Suhodoll. Me veprime të tilla, qeveria është duke u kujdesur që t’ia shtrojë rrugën “Zajednicës” në Kosovë por ne ia kujtojmë insistimin tonë se këto veprime e tensionojnë situatën.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …