Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe ju kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe ju kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më parë nga Libani për shkak se ka mundësi që së shpejti të përkeqësohet gjendja në Liban. Ambasada amerikane në Bejrut u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Libani me “çdo biletë të disponueshme”, pas tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka nisur përgatitjet për një evakuim të mundshëm të qytetarëve britanikë nga Libani. Këto masa po ndërmerren pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, ku grupi Hzbollah me bazë në Liban, e që mbështetet nga Irani ka sulmuar forcat izraelite të cilat akuzohet se qëndrojnë prapa vrasjes së shefit të Hamasit në Teheran. Irani është zotuar për një hakmarrje “të ashpër” kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vdekjen e shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran. Vrasja e tij është realizuar disa orë pasi Izraeli vrau komandantin e Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …