leoni

Shtohet edhe një rast me COVID-19 në Malishevë

Edhe një person nga Komuna e Malishevës, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ku është konfirmuar rasti dhe me këtë, rritet numri në dy persona aktiv me COVID-19 në Komunën e Malishevës. I prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin, pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv. Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

77 të prekur me COVID-19

74 të shëruar

1 rast ka rezultuar me fatalitet

dhe 2 raste janë aktive me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …