EURO

Më shumë se një miliardë euro në vit i fiton Serbia nga mallrat që ia shet Kosovës dhe Shqipërisë

Kryetari i Aleancës së  Bizneseve të Kosovës Agim Shahini , ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë  të konsumojnë prodhime vendore, ku pos rritjes së prodhimtarisë, kjo ndikon edhe në zhvillimin e vendit në të gjitha fushat. Gjendja ekonomike në Kosovë sivjet nuk është e mirë dhe duhet që kjo situatë të përmirësohet. Edhe sektori privat është në gjendje jo të kënaqshme”, tha Agim Shahini. Kryetari i AKB-së përsëriti kërkesën e komunitetit të bizneseve ndaj institucioneve për politika më të mira biznesore nga të cilat përfitues janë të gjithë. “Kosova dhe Shqipëria si një etnitet kombëtar rreth një miliard euro i eksportojnë para të gatshme për import të produkteve nga Serbia, e këto mund të zëvendësohen me produkte brenda territoreve shqiptare, por kjo tregon se ne nuk jemi nacionalist ekonomik dhe kjo është një mungesë e madhe e jona. Shqiptarët e duan njëri tjetrin përmes gjuhës, kulturës dhe traditës, por kjo traditash duhet të shndërrohet në traditë konsumuese për prodhimet vendëse”, tha Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Ibish Bardhi nga Malisheva, pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Ibish Bardhi nga Malisheva pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i …