Sot përkujtohet 28 vjetori i sulmit të parë ndaj familjes Jashari dhe rezistenca heroike e kësaj familje emblematike të kombit

Shumë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jasharit, shumë shqiptarë nga Kosova dhe prej diasporës kanë vizituar kompleksin memorial në Prekaz. Numër i madh i qytetarëve kanë ardhur edhe nga  Shqipëria e Maqedonia, të cilët bashkë me familjet e tyre, vizituan çdo pjesë memoriale të Jasharajve. Sipas tyre, fëmijët duhet të dinë për luftën e lavdishme të UCK-së në krye me komandantin Adem Jashari, dhe për sakrificën e rezistencën që bëri kjo familje. Ani pse sot në Prekaz po shënohen temperatura mjaft të ulëta, moti i ftohtë nuk i pengoi ata që 28 Nëntorin ta festojnë në vendin që konsiderohet i lavdishëm për kombin shqiptar dhe për forcat demokratike përparimtare të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …