Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Si ndihen sot mbetjet dhe spiunët e Serbisë, argatët e Milosheviqit, Arkanit, Sheshelit e Vuçiqit, në Kosovë

Sharësit dhe fyesit e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, tani kur ai ndodhet në Gjykatën Speciale, Raciste kundër UÇK-së ndihet të relaksuar, ndihen në fituar, por jo edhe të gëzuar, sepse kurrë nuk i dihet kësaj bote “jallanë”.

Përkrahja që të gjithë luftëtarët e lirisë  dhe mbështetja e pa rezervë që po iu jepet kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryekuvendarit, Jakup Krasniqi,  ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, deputetit, Rexhep Selimi  dhe tre luftëtarëve të lirisë që po mbahen në Hagë, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, është vetëm filli i riciklimit të forcës kombëtare, e cila do të dalë edhe në mbrojtje fizike, e po të jetë nevoja edhe me revoltë të përgjithshme popullore, sidomos tani kur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë postin e kryetarit të Shtetit,  Xho Bajden. Nuk është e largët koha kur Bajden e kishte krahasuar Hashim Thaçin me Xhorxh Uashingtonin e bërjes së historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa kundër kësaj gjykate të njëanshme, raciste e antishqiptare janë pozicionuar edhe Daniel Server, Eliot Engel, David Filips e sa e sa autoritete të larta të vendit.

Si ndihet sot kryeagjenti i UDB-së, Sali Berisha bashkëpunëtori i ngushtë i kasapit të Ballkanit, Milosheviq, si ndihet Lulzim Basha i cili kishte spiunuar kundër luftës së UÇK-s dhe kishte pranuar të merrte pjesë  në ekipin e Dik Martit, për të sajuar, në Lurë, një shtëpi të verdhë, ku bashkë me peruanin pedofil, Barayber,  kishin mbushur gepekun e veturës me klavikula e eshtra, me qëllim për t i lënë fshehtas në një ambient të asaj kulle.

Si ndihen sot përkthyeset e UNMIK-ut, zonjat, Vjosa Raif Osmani dhe Argita Salih Berisha që merrnin pjesë në “hetimet e krimeve të luftës, të cilat gjoja i kishte kryer UÇK-ja?  Si ndihet sot ata që Hashim Thaçin e kishin paraqitur madje edhe si një vëllam të Vuçiqit, si një proserb, që kishte bërë përpjekje të ndante Kosovën, por ata e paskëshin ndaluar, si ndihen sot edhe do mjeranë e pushtë, analistë të vetëshpallur  që nuk kanë gjë të ligë e të poshtër pa shkruar kundër Hashim Thaçit e krerëve të luftës, por ja që sot i kanë leshur veshtë teposhtë dhe presin se çka do të bëhet.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Pa barazi gjuhësore nuk ka shtet të qëndrueshëm

Shtetet e qëndrueshme ndërtohen mbi parime të qarta, mbi marrëveshje të mëdha politike dhe mbi …