Si pasojë e vërshimeve në Pejë janë mbytur nëna me fëmiun e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje një fëmijë ka humbur jetën, ndërsa nëna e tij është e zhdukur, në lagjen “Asllan Qeshme”, si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës. Më tutje në njoftim thuhet se rreth orës 23 e 10 minuta, policia është njoftuar nga Spitali Rajonal në Pejë, për pranimin e një fëmije 5-vjeçar pa shenja jete. “Policia ka kërkuar asistim edhe nga Njësia për Kërkim Shpëtim e FSK-së që të dalin në vendin e ngjarjes, për kërkimin e personit të zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet policore, rreth orës 01:20, të datës 25.06.2023, është gjetur gruaja e zhdukur. Vdekjen e saj e ka konstatuar një ekip mjekësor” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …