Simiq

Simiq: Kthimi në institucione, në interes të popullit serb në Kosovë

Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq tha të hënën së dëshirojnë që përmes institucioneve të Kosovës të mbrojnë interesat e tyre vitale, ku përfshihet edhe vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai gjithashtu është shprehur kundër transformimit të FSK-së. “Për ne është me interes të veçantë që përmes institucioneve të parandalojmë Prishtinën që të transformojë FSK-në në forca të armatosura të Kosovës. Jam i sigurt se do të arrijmë sukses në këtë, pasi ideja e presidentit Hashim Thaçi nuk ka gjetur mbështetjen as të bashkësisë ndërkombëtare, as të NATO-s dhe as mbështetjen e përfaqësuesve të bashkësisë serbe, të cilët janë fuqishëm kundër kësaj ideje”, ka thënë Simiq.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …