SINKON paralajmëron masa sindikale se nëse nuk merrën parasysh kërkesat e tyre nga institucionet e Kosovës

SINKON paralajmëron masa sindikale se nëse nuk merrën parasysh kërkesat e tyre nga institucionet e Kosovës

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës shpreh kundërshtimin e saj për përfshirjen e Kontrolleve të Trafikut Ajror në Ligjin e Pagave dhe kërkon zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti. SINKON konsideron se ligji i pagave dëmton kontrollorët e trafikut ajror për çka janë ankuar edhe më herët me kërkesën që të mos përfshihen  në këtë ligj, si dhe kanë mbajtur grevë gjatë muajit shkurt 2019. Për më tepër SINKON përkujton se gjatë kohës së grevës kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, e cila përmbante pika që duhej të implementoheshin nëpër faza të ndryshme, ndërsa që në fund do të rezultonte me rregullimin e statusit të Kontrollorëve të Trafikut Ajror deri në muajin nëntor 2019, para se të fillonte implementimi i ligjit për paga. SINKON paralajmëron se nëse obligimet e marra nga institucionet publike të Kosovës nuk plotësohen, atëherë do të detyrohet që të reagojë përmes masave sindikale.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …