OBSH-së

Sipas OBSH-së, pandemia e COVID-19 i kushton afërsisht 375 miliardë dollarë për muaj ekonomisë globale

Pandemia e COVID-19 i kushton afërsisht 375 miliardë dollarë për muaj ekonomisë botërore. Këtë e ka thënë Drejtori i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus, që ka theksuar se bazohen në informacione nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkruan CNN. “FMN vlerëson se pandemia i kushton ekonomisë globale në muaj 375 miliardë dollarë dhe parashikohet një humbje kumulative e ekonomisë globale në dy vite me mbi 12 trilionë dollarë amerikanë”, është shprehur ai. “Bota tashmë ka shpenzuar trilionë për t’u përballë në periudhë afatshkurtër me pasojat e pandemisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale i publikon transkriptet e dëshmive të 29 dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata speciale në Hagë ka urdhëruar publikimin e versioneve më pak të redaktuara të transkripteve …