28 prilli është Dita botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë e cila promovuan krijimin e një sigurie globale

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë 12 viteve pavarësi, Kosova shënoi ulje të papunësisë prej afër 50 për qind

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë 12 viteve pavarësi, në Kosova ka pas ulje të vazhdueshme të papunësisë, prej 50 për qind. Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2008, shkalla e papunësisë ka qenë 45 për qind. Katër vite pas pavarësisë, ka pas ulje në 30 për qind e cila nga viti 2012 deri në vitin 2014 ka pas një ngritje deri në 35 për qind. Por rënia e papunësisë ka vazhduar edhe më tutje dhe në vitin 2016 ulet në 27.5 për qind. Ulja e papunësisë ka vazhduar edhe më tutje ndonëse me trendë pak më të ngadalta. Shkallën më të ulët të papunësisë Kosova e përjetoi në vitin 2020 kur 24,6 për qind e popullsisë u regjistruan si të papunë, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë raporti në vitin 2021 si vit i krizës shëndetësore me pandeminë COVID-19, e cila reflektoi edhe në krizë ekonomike që u përkthye në humbje të vendeve të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …