leoni

Skënder Sadri KAPITI: Vizioni i reformatores Grida Duma

Skënder S. Kapiti: Evropa, u bën presion shqiptarëve me Demarkacionin ashtu sikur në vitin 1880 për Ulqinin

Evropa e pafytyrë, Evropë!, pse mbete antishqiptare gjithmonë kur shqiptarët janë më të hershmit në këto troje?

Evropa, armiku i madh i shqiptarëve, e cila ua copëtoi trojet, e ndau dhe e përdori Shqipërinë etnike si mall tregu duke ua falur dhe dhuruar trojet e saj shovinizmit ardhacak sllav e grek. A nuk u ngope Evropë me zullume dhe me padrejtësi që u bëre gjithmonë shqiptarëve.

Pse, e nuk je Ti Europë që e krijove Malin e Zi si shtet me trojet shqiptare.

A nuk je Ti Europë ajo kur në Vitin 1880 demonstrove dhe kërcënove me flotën detare tënde pankristiane dhe prosllavo-ortodokse me anije franceze, britanike, gjermane, ruse, italiane dhe austrohungareze kundër shqiptarëve e që bëre të mundur dorëzimin e Ulqinit krejtësisht shqiptar Malit të ZI,duke edhe i mashtruar shqiptarët   se do të “shpërbleheshin” me të drejta autonomiste, dhe përfundimisht a nuk je Ti Europë që në kancelaritë e tua bëre pazaret, tradhëtinë dhe tragjedinë   mbi shqiptarët.

Ti je autorja e paturpësisë që i rrudhose trojet shqiptare dhe Shqiptaret në 1/3 e tokave të tyre, Ti lejove genocidin sllavo-grek 160 vjeçar mbi shqiptarët. Ti Europë, edhe atë Shqipëri të cunguar që t’i e njohe ,por që edhe atë gjithnjë deshe haptazi por edhe me Konferenca të Fshehta edhe ta zhdukësh nga harta.

Ja se si Ti Europë vazhdon të sillesh akoma edhe sot si antishqiptare, dhe u bën presion shqiptarëve që të falin përsëri trojet e tyre, presioni mbi shqiptarët sot me Demarkacionin që t’ia japin Malit të Zi edhe 8000 hektarë tokë , dhe madje u vë kushtin shqiptarëve se pa demarkacionin nuk ka për ju liberalizim vizash. Kjo ishte dhe kjo mbetet Europa për Shqiptarët, gjithnjë e pabesë dhe  antishqiptare.

Sikur të mos mjaftonte vetëm ky presion i Europës mbi politikën dhe shqiptarët e Kosovës, vjen edhe “leksioni “ i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Ditën e Pavarësisë së Kosovës se: demarkacioni ishte shpikje e politikës, pra për Kryeministrin e Shqipërisë rezistenca, dinjiteti e patriotizmi për mbrojtjen e trojeve shqiptare qenka “shpikje politike”, por realisht falja dhe pazaret e politikës shqiptare ne dem te integritetit territorial është dhe shënohet si tradhëti kombëtare. Këtë mos ta harrojë politika aktuale e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …