Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, duke pohuar se Shefja e Grupit Parlamentar të Vetevendosjes, Mimoza Kusari-Lila, i kërkoi votat për ligjin e pagës minimale dhe për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Simiqit, Radojçiq, i përfshirë më vonë në sulmin terrorist në Banjskë, dha miratimin për këto veprime. Ligji për pagën minimale, nga i cili u përjashtuan veteranët e UÇK-së, u votua nga Vetëvendosja  dhe Lista Serbe në vitin 2022, gjë që shkaktoi protesta nga ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Motoristë dhe paragllajdistë në nder të Epopesë së UÇK-së – më 6 mars bashkohemi për historinë tonë të lavdishme

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 6 …