Smajl Latfi: NË KUJTIM TË 12 MAJIT HISTORIK

Smajl Latfi: NË KUJTIM TË 12 MAJIT HISTORIK

Rruga deri më 12 maj 1998, ishte e gjatë, e mundimshme dhe e dhimbshme. Burgosje, rënie shokësh, përballje, qëndresë, veprime individuale e të organizuara ilegale e legale… S’kishte rrugë tjetër për ta fituar lirinë! Më 12 maj 1998, krisi fort dhe jehoi thekshëm gjithandej pushka e parë çlirimtare në Anadrini kundër pushtuesit serb; Me 12 maj 1998, me luftë i detyruam forcat pushtuese serbe të tërhiqen me humbje dhe me turp nga Stacioni në Ratkoc, e të ndiqen deri matanë Gradishit; Më 12 maj 1998, në fushë të nderit ranë dëshmorët e parë të lirisë, MILAIM KRASNIQI nga Pastaseli dhe ELMI MORINA nga Vrajaka, u plagosën bashkëluftëtarët Osman Zyberaj, Myfterem Gashi nga Drenoci, si dhe luftëtari i orëve të para, tashmë dëshmori LULZIM SH. HOTI nga Ratkoci, i cili si pasojë e plagëve që mori, pas luftës, ndërroi jetë. Po atë ditë u vra nga forcat serbe edhe Malush Morina nga Ratkoci. E, më 12 maj, një vit më vonë, pra më 12 maj 1999 ra si bien trimat, pishtari i lirisë, eprori i UÇK-së – heroi BEDRUSH GASHI. “12 MAJI” është ditë e mobilizimit të liridashësve anadrinas dhe një moment i kapërcimit (nga ilegalja në legale), në një fazë të re, i luftës sonë çlirimtare; “12 MAJI” është ditë e krenarisë, sakrificës dhe dhimbjes sonë për gjakun e derdhur; “12 MAJI” është dita e fillimit të fundit të epokës së territ të robërisë; “12 MAJI” është Dita e Dëshmorëve të Kombit të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”; “12 MAJI” është një datë historike, që s’do të harrohet asnjëherë! Janë të gjalla kujtimet për 12 majin! Janë të pavdekshme veprat e dëshmorëve të kombit dhe rrugëtimi luftarak e jetësor i tyre! Nderim e mirënjohje gjithë atyre djemve e burrave, nënave, motrave e vëllezërve atdhetarë, të cilët në kohën kur jetuan dhe vepruan, vendosën një gur në kalanë e luftës për çlirimin e atdheut, duke e ndërtuar atë me mund, djersë dhe jetë, në etapa historike. Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha: Në festën e Abetares në Pejë fëmijët e komunitetit Egjiptian e komuniteteve Rom e Ashkali janë ndier të diskriminuar

Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane ka deklaruar se “në një festë të Abetares  …