31 universitete evropiane dhe 55 biznese në Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit sot në Prishtinë

31 universitete evropiane dhe 55 biznese në Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit sot në Prishtinë

Sot në hapësirat e Kolegjit Universum është mbajtur Panairi i Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit, më i madhi i këtij lloji i mbajtur ndonjëherë në Kosovë. Panairi u karakterizua me numër të madh të studentëve të interesuar për t’u kyçur në tregun e punës dhe të tjerëve për të vazhduar studimet në një nga universitetet jashtë vendit. Nën organizimin e Kolegjit Universum, në Kosovë zbarkuan 61 përfaqësues nga 31 universitete prej 17 shtete nga Bashkimi Evropian dhe Turqia. Përveç përfaqësuesve të universiteteve, në panair ishin pjesëmarrëse 7 ambasada me mision në Kosovë dhe 55 biznese që ishin të gatshme për të rekrutuar studentë në punë. Hapja e panairit u bë nga profesori Filip Ruxho, i cili tha se bashkëpunimi me universitetet ndërkombëtare dhe bizneset aktive nderon aktivitetin dhe kolegjin. “Kolegji Universum u kushton një rëndësi të veçantë kualitetit të studimeve  dhe në të njëjtën kohë i kushton vëmendje bashkëpunimit me industri, duke u ofruar studentëve praktikë dhe studime duale”, tha ai, teksa theksoi se 80% e studentëve të këtij kolegji kanë përfituar një kontratë pune. Gjithashtu, ishte edhe drejtori i Kolegjit Universum, Alejtin Berisha i cili tha se ofrimi i mundësisë për studime jashtë vendit është një prej prioriteteve kryesore. “Jam shumë krenar të them se, përveç që jemi institucioni më i ndërkombëtarizuar në Ballkan para Universitetit të Sarajevës, para Universitetit të Tiranës, 52% e të gjitha shkëmbimeve që ndodhin në Kosovë me universitete në Evropë, vijnë nga Kolegji Universum”, tha Berisha. Ky panair ka hapur dyert e shumë të rinjëve për të ardhmen e tyre, teksa kanë pasur rastin të takohen edhe me ish-studentë të cilët kanë përfituar nga lidhja e Kolegjit Universum me universitetet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …