Smajl Latifi: Lufta qe kapitulli më tragjik në jetën e bacës Rasim, ajo i mori tre djemtë: Afrimin, Beslimin dhe Fatmirin

Lufta qe kapitulli më tragjik në jetën e bacës Rasim, pasi humbi tre djemtë: Afrimin, Beslimin dhe Fatmirin dhe shumë kushërinj e bashkëvendës të tjerë, mirëpo u bë sinonim i mbijetesës për të rrëfyer tragjedinë e Krushës së Madhe. Dëshmitë për krimet serbe e bënë bacën Rasim ndër figurat, sa tragjike, aq edhe heroike.
Do të mbahet në mend për përballimin e dhimbjes me dinjitet e krenari!
U prehtë në paqe shpirti i tij i madh dhe u kujtoftë si një nga njerëzit e sakrificave të mëdha për liri e dinjitet kombëtar!
Ngushëllime familjes Ramadani dhe të gjithë atyre që e njohën!
Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Rasim!

Kontrolloni gjithashtu

Mr.Ali Hertica

Mr. Ali Hertica: Partitë dhe programet zgjedhore në Kosovë

Një numër i madh partish do të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit 2026. Ky …