Smajl Latifi: Në kuadër të Muajit të Mërgatës, Rahoveci u bë pikëtakim i ideve, partneriteteve dhe mundësive të reja për zhvillim ekonomik

Në kuadër të Muajit të Mërgatës, sot, Rahoveci u bë pikëtakim i ideve, partneriteteve dhe mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Në sesionin e II-të të Forumit Ekonomik Rahoveci 2026, pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me bizneset vendore dhe bashkatdhetarët tanë në takimet B2B, ku u diskutuan mundësitë konkrete për investime, për bashkëpunim dhe për nisma që i japin një shtysë të re zhvillimit të komunës sonë.

Mërgata jonë është një nga asetet më të çmuara të Rahovecit. Për këtë arsye, prezantuam edhe nismën për themelimin e Drejtorisë për Investime dhe Mërgatë, e cila do të krijojë një urë të fortë bashkëpunimi dhe do të lehtësojë investimet në komunën tonë.

Jam i bindur se, duke bashkuar potencialin e bizneseve tona me përvojën, idetë dhe kapitalin e mërgatës, do ta bëjmë Rahovecin edhe më të zhvilluar, më konkurrues dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Me 28 shtator në Viti, homazhe në nderim të heronjëve Gursel dhe Bajram Sylejmani

Komuna e Vitisë nën patronatin e kryetarit Sokol Haliti dhe bashkëpunim me Shoqatat e dalura …