Smajl Latifi: SHEFQET BUÇAJ – NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Qenka ndarë nga jeta edhe një shok i hershëm dhe veprimtar i denjë, luftëtar i dëshmuar në luftë dhe në paqe, Shefqet Buçaj nga Lladrovci i Malishevës.
U njohëm që para fillimit të luftës sonë çlirimtare. Që nga çasti kur u njoha e më pas, Shefqet Buçajn e vlerësoja si burrë të fjalës e të besës. I bindur se pa luftë e sakrifica nuk fitohet liria dhe kësaj bindjeje i shërbeu deri në fund. Ndër të parët që u inkuadrua në lëvizjen çlirimtare dhe asnjëherë nuk devijoi nga kjo rrugë. Angazhimin atdhetar nuk e ndali për asnjë çast, duke qenë përherë në uniformën e luftëtarit.
Ishte luftëtar i orëve të para në kryengritjen tonë të armatosur çlirimtare, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, ndërsa nofka “Mësuesi” i korrespondonte në të gjitha elementet.
Qeshte dhe i motivonte të tjerët në situata të vështira e të rrezikshme, sepse e dinte se, “Një trimëri ka njëqind mjeshtri.”
Njerëzit si ky burrë lënë gjurmë të dukshme në histori dhe këto gjurmë bëhen udhërrëfim për brezat.
Lavdi e nderim për luftëtarin e paepur, Shefqet Buçaj!

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …