Sokol Poga: Gjykimi në Hagë, kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i padrejtë

Sokol Poga: Gjykimi në Hagë, kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i padrejtë

Veterani i OVL e UÇK – dega në Tiranë,  Sokol Poga,  ka deklaruar se gjykimi në Hagë po bëhet në mënyrë të padrejtë kundër ish- krerëve të UÇK- së. Ai ka saktësuar me këtë rast se Gjykata Speciale është një gjykatë politike, e cila është themeluar  nën presionin e  Rusisë dhe të Serbisë, me dosjet e shërbimit sekret serb- BIA. Ai ka deklaruar se  shqipfolësit shqiptarë që dalin si kërpudha, dëshmitarë të ashtuquajtur, të mbrojtur në Hagë, po kërkojnë të barazojnë agresorin me mbrojtësit e  lirisë së Kosovës. Ata që janë arrestuar dhe ndodhen në burg, asnjëherë nuk kanë pasur pikëpamje për të vrarë shqiptarë, për të nxjerrë  veshka e organe të brendshme, këto janë sajesa të shërbimit sekret serb, saktësoi Sokol Poga duke shtuar se ata kishin vetëm një qëllim, e ky ishte  organizimi i luftës për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …