Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë, fjalimin e tij e ka nisur me konstatimin se sot është një  ditë e jashtëzakonshme që nuk ishte menduar më parë. Për ne kjo është e jashtëzakonshme, është diçka që edhe në imagjinatën më guximtare s do kishte përfytyruar çdo ndodhte. Sinjal i vetëdijes së BE,  se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani për BE. Deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’ju mirë-prisnim me atë mot, dhe sollëm diellin për ju. tha Edi Rama. Lidhur me marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, Rama i komentoi si marrëdhënie të vështira, që do të kërkojnë kohë për zgjidhje, dhe se kjo zgjidhje nuk do të jetë sot, në këtë samit. Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në histori të vet dhe shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në historinë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …