Sot janë bërë 22 vite nga organizimi i ceremonisë së varrimit të masakruarve në Reçak

Sot janë bërë 22 vite nga organizimi i ceremonisë së varrimit të masakruarve në Reçak

Sot janë bërë 22 vite nga ceremonia e varrimit të 44 masakruarve në Reçak në të cilën ka marr pjesë edhe ambasadori William Walker. Kjo ngjarje është zhvilluar pak ditë pas fillimit të Konferencës ndërkombëtare të Rambujesë. Në këtë ceremoni të madhe mortore morën pjesë mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova në përcjellje të dhjetëra mediumeve si dhe të shumë vëzhguesve ndërkombëtar të misionit të OSBE-së. Trupat e 44 civilëve shqiptarë janë mbajtur nga forcat serbe për rreth një muaji në morgun e Prishtinës, kinse për  kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore. Po ky veprim i forcave okupatore ishte vetëm përpjekje për zhdukjen e gjurmëve të krimit të tyre. “Qëllimi i tyre për zhdukjen e gjurmëve tash e 22 vjet shihet qartë me varrin akoma të zbrazur të nënë Sahide Metushit, eshtrat e të cilës akoma nuk janë gjetur”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të fshatit Reçak./RKL/

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …