Covid

Sot kanë vdekur tre të infektuar me virusin korona, janë paraqitur 1 mijë e 593 raste të reja, janë shëruar 2 mijë e 433 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  6 mijë 837  testime  sa janë kryer  në nivel vendi, 1 mijë e 593  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  kanë vdekur tre të  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar  2 mijë e 433 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve  nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 168 mijë 715, numri i i rasteve aktive ka rënë në   34 mijë   e 208  të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …