Veterani i luftës së UCK-së, Selver Lladrovci, nga Gllanasella e Drenasit, jeton në kushte tejet të rënda ekzistenciale

Veterani i luftës së UCK-së, Selver Lladrovci, nga Gllanasella e Drenasit, jeton në kushte tejet të rënda ekzistenciale

Veterani  i luftës së UCK-së, Selver Lladrovci, nga Gllanasella e Drenasit, jeton në kushte tejet të  rënda ekzistenciale. Luftëtari i lirisë së Kosovës, Selver  Lladrovci,  vuan nga sëmundje të rënda kronike sikur janë  tensioni i lartë i gjakut, problemet në zemër, por edhe nga diabeti me një vlerë të lartë të sheqerit të gjak që arrin  vlerën 34. Me familjen e tij me katër anëtarë  jeton me një ndihmë rreth 200 euro në muaj.

Familja  e veteranit,  Selver Lladrovci  është dëbuar nga Kastrioti ku kanë qenë duke banuar në një banesë kolektive dhe tash e dy vite jeton në një  banesë me qira, në Fushë Kosovë. Selveri ka qenë punëtor në Ferronikel por tash e sa muaj ka mbetur pa punë, sikur edhe rreth  1000 punëtorë të tjerë të  kësaj ndërmarrjeje, e cila ka bankrotuar nga pasojat e shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në gjendjen e tij të tanishme mjaft delikate me shëndet, Selver Lladrovci  kërkon nga njerëz të vullneti të mirë që t’ i mundësojnë atij e familjes një kulm mbi kokë.  Përkundër kërkesave  që ka bërë në komunën e Drenasit dhe  të Kastriotit, kjo familje nuk gëzon asnjë ndihmë të caktuar materiale. Gjendja e këtij luftëtari dhe veterani të luftës duhet të merret në konsideratë  në radhë të parë nga Qeveria, por edhe  nga shoqatat humanitare. (RKL – TV Dielli)

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …