leoni

Theodora Bakojannis zgjidhet raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Sot Këshilli i Evropës pritet ta votojë raportin e Dora Bakoyanit, që i hap rrugë Kosovës të bëhet anëtare e kësaj organizate

Komiteti për Barazi dhe Mosdiskriminim,  ka diskutuar paraprakisht raportin për aplikimin e Kosovës në Asamble. Sot do të mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare, ku pjesë e punimeve është edhe Kosova. Raporti i Dora Bakoyannis, duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë, ndërsa   do të zhvillohen debatet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Asambleja Parlamentare ka 46 shtete anëtare me gjithsej 302 anëtarë dhe  306 zëvendësues. Janë 34 shtete që kanë njohur Kosovën, ndërsa 14 që nuk e kanë bërë një gjë të tille. Në qoftë se votimi është i suksesshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave. Takimi në fjalë do të mbahet sot dhe nesër.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …