Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, ku qytetarët do të iu drejtohen kutive të votimit për të votuar për njërën nga 17 listat. Në zgjedhjet e katërta parlamentare që nga pavarësia e vendit, të drejt vote kanë  528.817 qytetarë të Malit të Zi, të cilët do të përcaktohen për njërën nga 17 listat. 1207 qendrat e votimit, aq sa janë në Mal të Zi, do të hapen sot në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00, derisa do të mbikëqyren nga 1.400 vëzhgues të Qendrës për Monitorim (CEMI), si dhe vëzhgues nga OSBE-ja.  Gjithashtu gjatë ditës së sotme, do te mbahen edhe zgjedhjet lokale në katër komunat malazeze si Kotorr, Budvë, Guci dhe Andrijevicë. Lista “Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare”, do të jetë e para në fletën e votimit, ndërsa e dyta në listë do të jetë “Shteti për të gjithë – PSD – Ranko Krivokapic”, Me short, e treta do të jetë lista “Koalicioni shqiptar me një qëllim – Gëzim Hajdinaga”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …