leoni

E vërteta për nxënësen devijante, Shkurte Bytyçi, kumtuar nga familjarët

E vërteta për nxënësen devijante, Shkurte Bytyçi, kumtuar nga familjarët

Xhafer Bytyçi flet për mbesën 16-vjeçare, mbron vëllain Hydajet. Ai rrëfen se Shkurta kishte sjellje devijante, shkonte e dehur në orë të mësimit. Xhafer Bytyqi thotë se mbesa e saj, që nga klasa e shtatë e fillores kishte sjellje të pamira. Madje, thotë se ka ndodhur që të shkojë e dehur në orë të mësimit, ndërsa ka dyshime të ketë përdorur edhe substanca narkotike. “Dhjetëra herë, me forma të ndryshme edukative, u përpoqa që ta orientoj në rrugë të drejtë edukativo-arsimore. Fatkeqësisht të gjitha përpjekjet e mia ashtu si edhe të tërë familjes rezultuan të pasuksesshme”, thotë ai. Rrahja që iu bë kësaj vajze devijante, në mungesë të informatave relevante dhe të sakta eskaloi me një fushatë protestash dhe një eufoti denigruese kundër familjes së saj madje me përpjekje për të pleksur edhe kundërshtarë politikë.

Shkrimi i plotë e Xhafer Bytyçit:

Fillimisht dua të shpreh krenarinë time për faktin se në familjen dhe në lagjen time devijantët dallohen si delet e zeza. Gjithmonë kemi qenë njerëz me prirje për arsimim, kulturë, moral të pastër dhe punëtor. Shkurta është fëmija i parë në familjen time që nuk ka treguar interesimin dhe vëmendjen e nevojshme për mësim dhe shkollim edhe pse nuk i mungon intelegjenca e nevojshme. Ajo, si e vogël, disa muaj u përball me një sëmundje pas të cilës filloi të përkdhelej më shumë se sa duhet nga familjarët. Këtë përkëdhelje e kam kritikuar që atëherë.

Duke u ndjerë e përkëdhelur, Shkurta që nga klasa e shtatë filloi të jepte sinjale devijante megjithatë, përveç përpjekjeve shumë njerëzore dhe edukative nga të gjithë anëtarët e familjes, asnjëherë nuk është përballuar me as më të voglën situatë të dhunshme.

Me kalimin, në nivelin e mesëm të shkollimit Shkurta u ndje më e pavarësuar nga familja duke u dhënë pas argëtimeve më shokë e shoqe pavarësisht faktit që unë isha xhaxhai dhe njëri ndër profesorët e sajë. Dhjetëra herë, me forma të ndryshme edukative, u përpoqa që ta orientoj në rrugë të drejtë edukativo-arsimore. Fatkeqësisht të gjitha përpjekjet e mia ashtu si edhe të tërë familjes rezultuan të pasuksesshme.

Klasën e dhjetë e kaloi me nota minimale pozitive, disa prej të cilave jomeritore pasi që disa kolegë të mi e kishin notuar pozitivisht jo për shkak të ndërhyrjes time por për shkak të respektit që kanë ndaj meje. Me fillimin e klasës së njëmbëdhjetë Shkurta vazhdoi të devijojë në nivele të papranueshme për familjen time. Gjatë një muaji e gjysmë ka prezentuar në më pak se 20 orë mësimore. Tërë kohën e ka kaluar në dy kafiteritë afër shkollës. Ndërkohë e ka humbur respektin edhe ndaj meje duke kaluar në atë nivel sa edhe me prezencën time në shkollë por edhe në orët mësimore që kishte me mua, të mungojë dhe të dëfrehet nëpër lokale. Gradualisht filloi përdorimin edhe të pijeve alkoolike. Disa profesorë e konfirmuan se në orët e tyre ka shkuar në gjendje të dehur. Të shtunën e kaluar, më 8 tetor, policia na lajmëroi se dyshohet se Shkurta është përfshirë në një skandal në lokalin poshtë shkollës ky ishte përfshirë në një ndejë më pije alkoolike dhe me dyshimin se dikush i kishte hudhur substanca të ndaluara në pije.

Të gjitha këto situata i duskutuam e pleqëruam me familjen e gjërë. Erdhëm në përfundim se shkurta nuk është e interesuar për mësim. Bisedova me Shkurtën rreth një orë dhe i thash se ka dy rrugë; ose të bënte kthesë në rrugën e duhur ose ta ndërpresë mësimin sepse familja jonë nuk duron gjëra të tilla. Më premtoi se nuk do të bëjë mungesa, nuk do të dal në kafiteri, do të distancohet nga shoqëria e keqe dhe do të merr nota meritore.

Nga e hëna deri të mërkurën iu përmbajtë premtimit. Të enjten në mëngjes vëllai i madh Ajeti, babai i Shkurtës, më tha që t’ia ndërpresë shkollimin pasi ai nuk kishte kohë të merrej me atë punë. Unë ia tregova premtimin që më kishtë dhënë Shkurta dhe i thash se nëse do ta mbante premtimin unë do ta përkrahi në rrugën e shkollimit, nëse devijon prap, sipas pajtueshmërisë edhe të Shkurtës do ti ndërpritet shkollimi. Një orë më vonë vëllai tjetër Hidajeti më lutet ti tregoj nëse Shkurta del në lokale me arsyetimin se ajo po e gënjen duke i thënë se nuk po del në lokale. Afër orës 15 shkova në shkollë, pyeta për Shkurtën. Më thanë se në orën e parë ka qenë në lokal e edhe tani në orën e tretë është në lokal.

E thirra nipin tim Shabanin. I thashë që ta merr dajën Hidajet dhe të vijnë ta marrin Shkurtën në lokal dhe ta qojnë në shtëpi. Më tha;- Jo se daja është i nervozuar me të dhe mos po e rrahë. U pajtova. Shkova në lokal, e mora Shkurtën dhe e dërgova në shkollë. I thash se jemi marr vesh se nëse ju kthehesh lokaleve duhet ta ndërpresësh shkollimin? Më pohoi me kokë. I thash që ta merrte çantën dhe të shkonte në shtëpi. Fatkeqësishtë ajo prapë kishte shkuar në lokal.

Hidajeti kishte marr dy nipa të klasës së nëntë për ti qerasur me pije në Ratkoc. Ndërkohë kishin vendosur që të shkonin në lokal ku i kishin thënë se rrin Shkurta. Me të hyrë takohet me të. I thotë që të shkojë në shtëpi me të. Ajo e refuzon duke kërkuar që të qëndrojë në lokal deri sa të vijë autobusi dhe do të kthehej me autobus. Pas një konflikti verbal Hidajeti, pavarësisht vullnetit të tij e godet me shuplakë pas së cilës Shkurta rrëzohet në tokë. Më shumë nga tentimi për t’iu shmangur goditjeve tjera se sa nga forca goditëse. Ai, i nervozuar e godet disa herë me shqelm, megjithatë duke mos tentuar ta dëmtojë. Edhepse në videoregjistrim rrafja duket mjaft mizore, këtë që e them unë e arsyeton fakti se Shkurta nuk ka pësuar asnjë lëndim nga ato goditje dhe nuk ka asnjë shenjë të dukshme.

Njëri nga nipat ishte vëllai i Shkurtës. Ata nuk kan marr pjesë në rrafje siç raportojnë mediat. Ata vetëm e ndihmojnë Hidajetin që ta fusin në makinë Shkurtën.

Gjatë kësaj kohe unë isha në orë mësimore. Ndërkohë vjen një nxënëse dhe më lajmëron për ngjarjen. Dola me shpejtësi por derisa dola e pashë makinën tek shkonte në shtëpi.

Pasdarken e kaluam bashkë e tërë familja. As që u bisedua për këtë rast derisa nuk u publikua në portale videoregjistrimi për të dhënë efektin që tashmë dihet publikisht.

Duke u distancuar nga dhuna, u them miqve të mi, të cilëve u kam borgj këtë publikim se ndaj Shkurtës, përveç rastit të përshkruar më lartë asnjëherë tjetër nuk është ushtruar dhunë. As para as pas rastit. Ajo ende nuk e ka hapur dhuratën që xhaxhai i saj Hidajeti ja ka sjellur nga Gjermania. Familja ime do të jetojë ndershmërisht dhe në paqe ashtu siç ka jetuar deri tani pavarësisht nga situata të cilën po e kalojmë thuhet në reagimin e tij të postuar në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …