Në 21 vjetorin e rënies heroike u përkujtuan dëshmorët e kombit Kasim Rexhep Shala dhe Hamdi Ibish Berisha

Sot nderohen dëshmorët e kombit Hamdi Berisha dhe Kasim Shala në 21 vjetorin e rënies se tyre heroike

Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Kasim Rexhep Shala dhe Hamdi Ibish Berisha sot më 27 janar 2020 në orën 11:00 organizohen homazhe në varrezat e fshatit Ruhot të komunës së Pejës. Në shenjë nderimi dhe krenarie, fshati Ruhot Hamdiut, Kasimit dhe tre dëshmorëve të tjerë të UÇK-së, nga ky fshat ua ngriti përmendoren e përjetësisë, ku emrat e tyre i japin emër kohës dhe historisë. Po ashtu në vendin e rënies së Hamdiut dhe Kasimit, te Ura e Bishtazhinit është ngritur pllaka përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Nis peticioni për heqjen e emrit “Uroshevac” nga përdorimi zyrtar, mbështetet nga Komuna dhe partitë politike

Në Ferizaj ka nisur nënshkrimi i peticionit “Për një Ferizaj pa Uroshevac”, një nismë qytetare …