Sot në aksin e vijës malore, Berishë-Maja e Pallanikut, filloi faza e parë e ndërtimit të rrugës, për te Bunkeri i Luftës i Radios-Kosova e Lirë

Sot në aksin e vijës malore, Berishë-Maja e Pallanikut, filloi faza e parë e ndërtimit të rrugës, për te Bunkeri i Luftës i Radios-Kosova e Lirë

Sot në aksin e vijës malore, Berishë-Maja e Pallanikut ka filluar faza e parë e ndërtimit të rrugës, për te Bunkeri i Luftës i Radios-Kosova e Lirë.  Pas afër 24 vjet të ekzistimit të Radios-Kosova e Lirë, pas shumë e shumë përpjekjeve, më në fund filloi faza e parë e ndërtimit të rrugës, për te Bunkeri i Luftës.

Radio Kosova e Lirë, në vitin 2003 kishte arritur që me punë vullnetare, nga luftëtarët e UÇK-TMK-së dhe ndihmës së disa donatorëve, të rregullonte Shtëpinë Muze, po në fshatin Berishë, ku ndodhet i arkivuar tërë materiali shkrimor dhe radiofonik i kohës së luftës, pastaj mjete dhe pajisjet e shumta,  nga ku edhe bëhet transmetimi i programit.

Pronari i firmës “Ardi”, Mentor Hoti, luftëtar i lirisë, anëtar i stafit të Radios gjatë luftës, ka marrë përsipër t’ i kryejë punimet në këtë  territor shumë të përthyer malor me shtresa  të shumta gurore.

Mbështetjen financiare për këtë fazë të realizimit të ndërtimit të rrugës  e ka dhënë prof. dr. Xhavit Lipaj, një veprimtar i mirënjohur dhe kontribues i jashtëzakonshëm i  mbrojtjes së vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të përkujtojmë me këtë rast, se drejtoria e Radios-Kosova e Lirë ka bërë përpjekje të pareshtura që institucionet e Shtetit ta marrin në mbrojtje   Shtëpinë Muze, në fshatin Berishë dhe ta rregullojnë rrugën deti te Bunkeri i Radios, tashmë i rrënuar  në Majën e Pallanikut, por nuk ka gjetur mirëkuptim as përkrahje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …