Sot, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, u përurua libri, "Për një Atdhe të lirë e të bashkuar", vepër e autorit, Agim Sylejmani

Sot, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, u përurua libri, “Për një Atdhe të lirë e të bashkuar”, vepër e autorit, Agim Sylejmani

Sot, në prag të festave të mëdha të NËNTORIT, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, është përuruar libri monografik,  “Për një Atdhe të lirë e të bashkuar”, vepër e autorit, Agim Sylejmani,  kushtuar veprimtarit të madh të çështjes kombëtare dhe ish të burgosurit politik, NAZMI HOXHA. Edhe pse i botuar më herët,  ky libër  u përurua  me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes së Nazmi Hoxhës.

Pas intonimit të Himnit Kombëtar dhe heshtjes përkushtuese për Nazmi Hoxhën, fjalën e parë në përurim e librit e mbajti, Hydajet Hyseni, deputet i Kuvendit të Kosovës, Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës bashkëveprimtar i ish të burgosurit politik, Nazmi Hoxha, tani i ndjerë.  Ai në fjalën e tij çmoi lart monografinë, e cila pasqyron me besnikëri jetën dhe veprën atdhetare të Nazmi Hoxhës, në organizmin dhe përparimin e Lëvizjes  i cili nga regjimi jugosllav i kohës ishte dënuar 15 vjet burg  në krye të një grupi veprimtarësh, në Gjilan.

Pas  fjalës së Hydajet Hysenit lidhur me monografinë,  “Për një Atdhe të lirë e të bashkuar”, vepër e autorit, Agim Sylejmani,  kanë folur edhe bashkëveprimtarët e Nazmi Hoxhës: Xhevat Ademi, Bejtullah Tahiri, të tjerë. Në emër të familjes i ka përshëndetur të pranishmit dhe autorin e librit, djali Nazmiut, Kushtrim Hoxha.

Në fund të përurimit një fjalë përshëndetëse për familjen Hoxha dhe të pranishmit e ka mbajtur autori i librit, “Për një Atdhe të lirë e të bashkuar” Agim Sylejmani, veprimtar i çështjes kombëtare, i dënuar politik, njëri nga drejtuesit e OMLK-së në vitet 1984 – 1986, administrator i operativës në operacionin „Shigjeta“ i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është libri i shtatë i tij. Ndërkohë ai ka botuar edhe librin e tetë,  “Rexhep Malaj në shkresat e UDB-së”.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U …