Sot në Junik, në 24-vjetorin e rënies, u përkujtua dëshmori i kombit, Bashkim Leku

Sot në Junik, në 24-vjetorin e rënies, u përkujtua dëshmori i kombit, Bashkim Leku

Në përvjetorin e 24 të rënies së dëshmorit Bashkim Leku, familjarët e farefisi i tij, shoqatat e dala nga Lufta, përfaqësues të Komunës së Junikut dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh të freskta pranë Lapidarit në vend rënien e dëshmorit Bashkim Leku.

Fjalë përshendetëse, mbajtën Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, ish kryetari i komunës së Drenasit Prof. Izet Ibrahimi, i cili evokoj nga ditari i tij i luftës, shënimet e ditës kur ka ra dëshmori, si dhe kryetari i SHVL të UÇK-së dega e Drenasit, z. Enver Hajdari.

Po ashtu homazhe dhe kurorë lulesh u vendosën edhe pranë shtatorës së heroit të kombit Edmond Hoxha në qendër të Junikut.

Ngrohtësisht u bë mikpritje në shtëpinë e kryetarit të SHVL-së dhe njërit prej ish komandantëve të dalluar të UÇK-së në zonën e Junikut, z. Nimon Tofa.

I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e kombit

Afrim Hysenaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …