Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha e Pashkëve

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha e Pashkëve. Duke folur për rëndësinë e festës së Pashkëve,  ipeshkvi Dodë Gjergji ka vlerësuar se kjo festë ka rëndësi për shpërndarjen e dritës së Krishtit dhe dashurisë të cilat e kanë bërë botën më të mirë. “Drita e Krishtit mbi ne dhe zjarri i dashurisë që ndizet brenda nesh e ka bërë botën më të mirë, nëpërmes të shenjtëve të kishës dhe një nga ato ka qenë Shën Nënë Tereza, bija e kishës sonë që ia kemi kushtuar këtë katedrale” ka theksuar ipeshkvi Dodë Gjergji. Mesha e Pashkëve pritet të fillojë nga ora 11:00 dhe do të drejtohet nga ipeshkvi, Dodë Gjergji.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …