Sot në Malishevë, u përurua vepra e Demush Krasniqit, ”Kujtesa e Llapushës”, Histori, rrëfime e dëshmi 1981-1999

Sot në ambientet e shtëpisë së kulturës ” Tahir Sinani”, u  bë përurimi i veprës me autor, Demush Krasniqi, ”Kujtesa e Llapushës”, Histori, rrëfime e dëshmi 1981-1999. Në këtë ngjarje të librit, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe me një fjalë rasti ndër të tjera tha:

E nderuar familje Krasniqi,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale

Të dashur të pranishëm,

Sot kam mundësi të flas dy fjalë para jush dhe para kësaj prezence të madhe, që  ju ka bërë bashkë dhe ju ka mbledhur një arsye e fortë  është promovimin e librit, “KUJTESA E LLAPUSHËS”, të autorit, veprimtarit të madh, për fatin e keq, tashmë  i ndjerë, Demush Osman Krasniqi.”Për librin mbase është herët të flasim, por, po aq është edhe vonë që të presim përfundimin e kësaj ngjarje, për ta lexuar e për ta freskuar edhe më shumë kujtesën tonë, me të gjitha ato rrëfime, përjetime e ngjarje të shumta, nëpër të cilat ka kaluar autori, por mbi të gjitha qytetarët tanë të Llapushës dhe jo vetëm, në periudha e rrethana të kohëve mbase edhe më të vështirat që ka kaluar një komb i tërë shqiptar. ”Kujtesa e Llapushës”, e autorit Demush Osman Krasniqi, faktit që flet për një histori të tërë me rrëfime e përjetime të autorit gjatë viteve 1981 deri në vitin 1999, at e bën edhe më të plotë dhe më me kuptim,  si dhe e gjithë ajo histori sa e dhimbshme aq edhe krenare, nëpër të cilën ka kaluar dhe e ka përjetuar populli i Malishevës dhe jo vetëm, dëshmitë në këtë vepër dëshmojnë për të gjitha ato vrasje, masakrime, dhunime e tortura që ka bërë okupatori serb në territorin e Llapushës, një ditë tu hynë në punë edhe organeve të drejtësisë,  dhe Serbia të marrë dënimin e merituar për të gjitha krimet e shkatërrimet që i ka bërë shtetit dhe kombit tonë, në përgjithësi.”, përfundoi kryetari,  Kastrati.

Për veprën, folën, redaktori, Gani Gajraku si dhe recensentet, Mevludin Mazreku dhe Mehdi Krasniqi. ”Vepra dokumenton krimet  e luftës, gjenocidin që ka kryer ushtria serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, me theks të veçantë, në territorin e komunës së Malishevës, përbënë materien e librit, dokumentimi mbështet në burime të pakontestueshme si në rrëfimet e dëshmitarëve, provat në vendngjarje, fotografi dhe në procesin e zhvarrimit të të vrarëve”.

Në fund të pranishmit nga familja i falënderoi, Osman Krasniqi.

Botimin e veprës e ndihmoi Komuna e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …