Rezalle

Sot në pikëkalimin kufitar në Merdar, u dorëzuan eshtrat e martirëve të Masakrës së Rezallës të 5 prillit të vitit 1999

Sot në pikëkalimin kufitar në Merdar,  u dorëzuan eshtrat e martirëve të Masakrës së Rezallës të 5 prillit të vitit 1999. Familjarët dhe të afërmit e tyre me lule e kurora mbuluan flamujt kombëtarë të vendosur mbi arkivolin  me eshtrat e  secilit. shpresa se janë gjallë tashmë u  fashitën  pas ndeshjen me realitetin e tmerrshëm, sot morën fund në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar, me dorëzimin e eshtrave të më të dashurve të tyre – viktima të masakrës, që kishin kryer  forcat serbe më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Rezalla gjatë kohës së luftës ka qenë bastioni ndër më të rëndësishmit të UÇK-së, andaj edhe hakmarrja u ushtarëve dhe policëve të Milosheviqit ishte e egër barbare e antinjerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …