Sot në Prishtinë u hap takimi: “Biznesi për biznes”

Sot në Prishtinë u hap takimi: “Biznesi për biznes”

Sot në Prishtinë u hap takimi, “Biznesi për biznes”, që ka për qëllim inicimin e  bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve shoqërore të krijuara si rezultat i skemës: “Rritja e punësimit të grupeve në nevojë dhe bizneseve”, e cila  është anëtare e Odës Ekonomike të Kosovës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, deklaroi  se me këtë projekt kanë zënë qindra të interesuar dhe janë trajnuar mbi 500 veta, sidomos nga  kategoria me nevoja të veçanta. Ai shtoi se Ministria e Punës është në fazën finale për miratimin e Ligjit për Ndërmarrjet Sociale brenda dhjetë ditëve dhe me këtë do të përmbyllet korniza ligjore sa i përket këtyre ndërmarrjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Thaçi: Ftesa e Grenellit dëshmon mbështetjen dhe përkushtimin e SHBA-ve për dialogun më Serbinë

Vlora Çitaku i përgjigjet Vuçiqit: Nuk ju frikëson “Marshi për Liri”, ju tmerron verdikti në Hagë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, …