Sot në Shtime është mbajtur një protestë në kërkim të drejtësisë për pesë anëtarët e mbytur të familjes Ramadani

Sot në Shtime është mbajtur një protestë në kërkim të drejtësisë për pesë anëtarët e mbytur të familjes Ramadani

Sot në Shtime u mbaj një protestë  në kërkim të drejtësisë në rastin ku nga  një aksident ne komunikacion  humbën jetën pesë anëtarët e familjes Ramadani, në qershor të këtij viti. Protestuesit kanë mbajtur pankarta ku shkruhej “Ministre ku je”, “Po drejtësi, jo korrupsion”, e pankarta të tjera. Aksidenti tragjik kishte ndodhur më 6 qershor  të këtij viti në Koshare të Ferizajt. Në aksident kishin qenë të përfshira dy automjete civile të udhëtarëve. Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M. 22-vjeç, po qarkullonte nga drejtimi i Ferizajt drejt Shtimes dhe me të arritur në Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin Vw Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën pesë persona të cilët ishin në automjetin Golf : N.R. 39-vjeçar – drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R. 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar. I.R., 32-vjeçe. Tomë Gashi, avokat i E.M, personit, i cili  ka shkaktuar aksidentin tragjik në Koshare, ku të vdekur kanë mbetur pesë persona, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar sot në Shtime, ku u kundërshtua lirimi në arrest shtëpiak i tij. Ai ka thënë se nuk ka pasur arsye ligjore që të vazhdojë paraburgimi ndaj E.M. edhe pse ai ka shuar një familje nga papërgjegjësia në komunikacion (!)

Kontrolloni gjithashtu

Aleksander Vuçiq

Aleksandër Vuçiq kritikon memorandumin të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj memorandumit të nënshkruar më 18 mars 2025 …