Sot në Syriganë të Skenderajt rivarrosen Osman Osmani e Rexhep Rexhepi të vrarë dhe zhdukur 23 vite më parë nga forcat serbe

Sot në Syriganë të Skenderajt rivarrosen Osman Osmani e Rexhep Rexhepi të vrarë dhe zhdukur 23 vite më parë nga forcat serbe

Mbetjet mortore të Osman Osmanit dhe Rexhep Rexhepit, të identifikuar muaj më parë nga mostrat e dërguara për analizë, do të rivarrosen sot në Syriganë të Skënderajt, 23 vjet pas rrëmbimit dhe zhdukjes nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Siç ka njoftuar Qeveria e Kosovës, rivarrimi, sipas kërkesës së familjes, do të bëhet sot, më 8 qershor në orën 16:00, që përkon me datën e rrëmbimit dhe zhdukjes. Mbetjet mortore të dy viktimave të luftës janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë gërmimeve muaj më parë në Syriganë. Pos njoftimit për rivarrimin e Osmanit dhe Rexhepit, Qeveria ka njoftuar edhe për pesë identifikime të reja nga mostrat që janë dërguar nga institucionet e Kosovës, për të cilat ka thënë se janë njoftuar familjet e personave të identifikuar. Po ashtu është konfirmuar se mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë këtij viti nga varreza masive në Kizhevak tanimë janë në laboratorët e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në procedurat për identifikim.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …