Sot nuk u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, janë shënuar 31 raste të reja, ndërsa janë shëruar 150 të infektuar

Sot nuk u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, janë shënuar 31 raste të reja, ndërsa janë shëruar 150 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2 mijë e 332 testime, sa janë kryer në nivel vendi, 31 pacientë kanë rezultuar pozitiv me virusin corona. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar  150 të infektuar, ndërkohë që numri i të shëruarve nga fillimi i pandemisë e deri sot ka arritur në 156 mijë e 598. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  924 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …