Sot përurohet segmenti i tretë i Autoudhës “Arbën Xhaferi", me moton “Jo shpejtësisë, po sigurisë”

Sot përurohet segmenti i tretë i Autoudhës “Arbën Xhaferi”, me moton “Jo shpejtësisë, po sigurisë”

Sot, Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit. Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik. Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen “Doganaj” (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00. Ministria e Infrastrukturës fton median tuajqë të merr pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për qytetarët e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …