Sot shënohet 22-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios-Kosova e Lirë

Sot shënohet 22-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios-Kosova e Lirë

Sot është katër janar i vitit 2021. Në ditën e sotme para  22 viteve në Malet e Berishës kishte jehuar zëri i lirisë së Kosovës, zëri i Radios Kosova e Lirë. Historia 22-vjeçare e Radios-Kosova e Lirë, është e mbushur përplot me ngjarje, ndër më të veçantat, pse jo edhe më heroiket e asaj kohe. E themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  qysh në nëntor të vitit 1998, Radio-Kosova e Lirë, u bë zëdhënësi i zëruar me valë transmetimi i luftës së UÇK-së. Ai zë nuk pushoi së informuari prej  4 janarit kur kishte jehuar për herë të parë zëri i lirisë, me togfjalëshin më kuptimplotë të kohës, “Ju flet Kosova e Lirë”  e deri më 21 qershor të vitit 1999, kur kishte lajmëruar dëbimin definitiv dhe të përjetshëm të forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova.  Me luftën heroike të UÇK-së dhe mbështetjen nga ajri të forcave bombarduese të NATO-së, kundër  makinerisë fashiste e vrastare të regjimit serb të Milosheviqit, më 11 qershor të vitit 1999 forcat e UÇK-së hynë  fitimtare në Prishtinë, ndërsa më 12 qershor kishte depërtuar në Kosovë forca çlirimtare dhe paqeruajtëse e NATO-s, e quajtur KFOR, e pasuar nga administrata e UNMIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …