Brickos

Konferenca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të më 13 ose 14 shtator

Radio-Kosova e Lirë përshëndet ideatorët e themelimit të medieve të luftës: Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin

Në 22-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit të Radios-Kosova e Lirë, drejtoria e Radios dhe stafi i gazetarëve e teknikëve përshëndet  në radhë të parë ideatorët e themelimit të medieve të luftës  dhe më meritorët e luftës së UÇK-së, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, të cilët në mënyrën më të padrejtë e më të shëmtuar, të asaj që quhet “drejtësi e lartë”,  po mbahen në arrest në burgun e Hagës, të akuzuar gjoja  si grup i “një ndërmarrjeje kriminale”, gjatë kohës së luftës për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb. Përshëndesim dhe mbështesim edhe të arrestuarit e tjerë nga Gjykata Speciale, Komandant Salih Mustafën, dhe krerët e veteranëve të luftës së UÇK-së, Nysni Gucati e Nasim Haradinaj. Përshëndesim edhe stafin e kohës së luftës të Radios dhe Agjencisë, pastaj të gjithë bashkëpunëtorët gjatë dhe pas kohës së luftës, luftëtarët e lirisë që në kushte lufte e rrethimi me postblloqe të forcave serbe,  kudo në trevat shqiptare të Kosovës e më gjerë, arritën ta sjellin në Berishë teknikën dhe pajisjet përcjellëse të Radios. Përshëndesim në veçanti familjarët e dëshmorëve, të cilët gjatë luftës ishin në mbrojtje të pozicioneve, ku ndodhej edhe stafi i Radios dhe teknika transmetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …