Parlamenti Evripian: Njohja e gjenocidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE

Sot shënohet 23-vjetori i masakrës më barbare, që kanë kryer forcat ushtarake e Policore të Serbisë, në Srebrenicë

Sot shënohet 23-vjetori i masakrës, që kanë kryer forcat ushtarake e Policore të Serbisë në Srebrenicë. Më 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, pavarësisht se forcat evropiane holandeze paraprakisht  kishin marrë nën mbrojtje rajonin dhe boshnjakët mendonin se është zonë e sigurt, atë ditë hynë forcat e Ushtrisë serbe ku vranë rreth tetë mijë boshnjakë, bura dhe të rinj duke kryer gjenocid të pa parë pas Luftës së Dytë Botërore. Në zhvillimin që rikujton këtë tmerr nuk do të marrë pjesë asnjë zyrtarë nga Serbia.  Sipas aktakuzës së Tribunalit të Hagës, ushtarët serbë nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq nga 11 deri më 19 korrik në mënyrë të organizuar dhe sistematike vranë rreth tetë mijë meshkuj e djem myslimanë, ndërsa rreth 30 mijë gra u depërtuan brenda dy ditësh. Për masakrën e Srebrenicës, Gjykata në Hagë ka akuzuar vrastarët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe gjenerali Ratko Mlladiq. Karaxhiq u dënua nga Tribunali i Hagës me 40 vjet burg, ndërsa procesi ndaj Mlladiqit ka përfunduar me burgim të përjetshëm.

Gjenerali Zdravko Tolimir është dënuar më burgi të përjetshëm, ndërsa Tribunali i Hagës ka liruar ish-shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiqin, që për masakrën e Srebrenicës ishte dënuar më 27 vjet burg. Po ashtu janë liruar nga aktakuza edhe Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq. Për gjenocidin në Srebrenicë janë dënuar me burg të përjetshëm edhe oficerët e ushtrisë serbe: Vujadin Popoviq dhe Lubisha Beara, ndërsa pesë oficerë të tjerë: Dragan Nikoliq 35 vjet, Lubomir Borovçanin 17, Vinko Panduroviq 13, Radivoje Miletiq 19 dhe Millan Gvero 5 vjet burg. Me pesë vjet burg është dënuar edhe Drazhen Erdemoviq, pastaj Radisllav Krstiq me 46 vjet burg, më vonë i është ulur dënimi në 35 vjet. Tribunali i Hagës ka dënuar për gjenocidin në Srebrenicë edhe oficerët: Momir Nikoliq 27 vjet burg, Vidoje Bllagojeviq 18, Dragan Obrenoviq 17 dhe Dragan Jokiq 9 vjet burg. Deri tash janë identifikuar rreth 7 mijë viktima, trupat e të cilëve janë gjetur në 150 lokalitete, nga këto 74 varreza masive.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …