leoni

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë që synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë dhe përpjekjet e tyre ndryshim

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë që synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999. Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë. Me rastin e kësaj dite, drejtoresha ekzekutive e UNFPA, Natalia Kanem ka prezantuar strategjinë e re rinore, Trupi im, Jeta ime, Bota ime, e cila vendos nevojat për të mbështetur arritjen e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm – SZHQ dhe agjendës së ICPD deri në vitin 2030. Sipas saj, UNFPA është duke punuar së bashku me qeveritë, shoqërinë civile dhe partnerët e zhvillimit dhe të rinjtë për t’u siguruar që ata kanë njohuri dhe fuqi për të bërë zgjedhje të informuara dhe për të marrë pjesë si qytetarë aktivë. Ndryshe, në Konferencën Ndërkombëtare të Popullsisë dhe Zhvillimit të vitit 1994, qeveritë ranë dakord të plotësojnë nevojat e veçanta të adoleshentëve dhe të rinjve, veçanërisht grave të reja, për qasje në arsim, shëndetësi, këshillim dhe shërbime të shëndetit riprodhues me cilësi të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …