MIT
mbpzhr 2018
kek
Airport Adem Jashari
Fillimi / Lajmet / Bashkatdhetarët po përballen me kolona të gjata nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë deri një orë e gjysmë pritje
Bashkatdhetarët po përballen me kolona të gjata nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë deri një orë e gjysmë pritje

Bashkatdhetarët po përballen me kolona të gjata nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë deri një orë e gjysmë pritje

Edhe sot bashkatdhetarët janë përballur me pritje e kolona të gjata nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit të fluksit nëpër pikëkalimet kufitare. Në bazë të këtyre statistikave, vërehet se kolonë ka në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët janë duke pritur një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova, kurse kolona ka arritur deri në 550 metra. Po ashtu kolonë në dalje të Kosovës ka edhe në Merdare. Atje qytetarët janë duke pritur gjysmë ore dhe kolona ka arritur deri në 250 metra. Ndërkaq në hyrje të Kosovës në këtë pikëkalim kufitar pritja është në suaza të normales dhe është vetëm 15 minuta. Sipas këtyre të dhënave nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës pritjet nuk janë më të mëdha se 15 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj thotë se këto nuk janë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit

Limaj thotë se këto nuk janë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër Nisma-AKR, Fatmir Limaj, ka takuar të shtunën ...