leoni

Sot u mbushen 22 vjet nga vrasjet e tre martirëve në Gostivar, në mbrojtje të Flamurit kombëtar shqiptar

Sot u mbushen 22 vjet nga vrasjet e tre martirëve në Gostivar, në mbrojtje të Flamurit kombëtar shqiptar

Sot, një delegacion i Komunës së Gostivarit, ka bërë homazhe te varri  i dëshmorit,  Nazmi Saliu në Turçan të Vogël, pastaj në fshatin Forinë  te varri i dëshmorit Shpend Iseini dhe në fshatin Dobërdoll tek varri i dëshmorit Milaim Dauti. Paraprakisht, edhe një delegacion ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të flamurit. Para 22 viteve, qytetarët shqiptarë të Gostivarit u mblodhën përpara godinës komunale për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit shqiptar, sfidë kjo e cila u shoqërua me ushtrimin e dhunës, forcës dhe shtypjes të shtetit ndaj popullatës shqiptare. Manifestimi i protestës nisi si pasojë e heqjes në orën 1:30 të mëngjesit, të datës 9 korrik, të flamurit kombëtar shqiptar nga forcat speciale të policisë. Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, përfshi këtu edhe kryetarin e atëhershëm të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani. Atë diotë sllavomaqedonasit  vranë tre shqiptarë, dr. Shpend Iseinin, Nazmi Salihun dhe Milaim Dautin dhe  plagosën qindra të tjerë, u keqtrajtua pa mëshirë çdo shqiptar ë gjendej duke lëvizur nëpër rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …