Spekulohet se PDK dhe LDK nuk i kanë numrat e mjaftueshëm të deputetëve për miratimin e Demarkacionit

Disa medie dhe analisë spekulojnë se tetë deputetë  të PDK-së dhe të LDK-së mund ta stopojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Koalicioni qeverisës i ka gjithsej 87 deputetët (duke llogaritur në deputetët e pavarur Blerim Shala dhe Margarita Kadriu), por në bazë të qëndrimeve që janë shprehur deri tani janë të paktën katër deputetë të PDK-së (Nait Hasani, Labinotë Demi-Murtezi, Raif Qela dhe Shaip Muja) dhe katër të LDK-së (Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Besa Gaxherri), për të cilët thuhet mund ta pamundësojnë ratifikimin e Marrëveshjes së 26 gushtit 2015.  Përveç këtyre, votë kundër demarkacionit mund të pritet edhe nga deputetët e PDK-së, Xhavit Haliti, Adem Grabovci e Flora Brovina, të cilët kanë shprehur dyshime për Marrëveshjen. Gjithashtu, flitet edhe për votë kundër nga dy deputetët tjerë të LDK-së, Anton Çuni e Adem Salihaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …