leoni

Stafi dhe drejtoria e AMMKM-së, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Stafi dhe drejtoria e AMMKM-së, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Rrëfimet nga më rrëqethëse të dëgjuara deri më tani, për pjesë të ndryshme të historisë së vendit tonë, historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveç emocioneve të mëdha që na japin sa herë i dëgjojmë, pa dyshim që na bëjnë të ndihemi krenarë dhe na japin forcën e pa diskutueshme të mendojmë për angazhimin tonë maksimal për Kosovën tonë.
5, 6, dhe 7 marsi, data këto që secilin vit që vije rrisin vitet e përvjetorit të Epopesë së UÇK-së, vënë theksin në familjen heroike Jashari si dhe në Komandantin Legjendar Adem Jashari por edhe në sakrificën e 59 të rënëve për liri në Prekazin heroik të komunës së Skenderajt.
Ideali për liri, unifikoi deri në flijimin e familjes së lavdishme Jashari në krye me Komandantin Legjendar, të cilët me heroizmin e tyre, me vendosshmërinë dhe atdhedashurinë e madhe për Kosovë, u bënë shembull për një popull të tërë, që lira e vendit nuk mund të vije në një formë tjetër përveç se me luftë çlirimtare, rrugë këtë që me guxim dhe vendosshmëri deri në lirinë e plotë të Kosovës, e ndoqën ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, heroizmi i atyre që sollën lirinë, është krenaria më e madhe e vendit tonë e përveç kësaj, ky heroizëm është edhe obligim që secili nga ne ta duaj më gjithë zemër këtë vend duke kontribuar që Kosovën tonë ta bëjmë vendin që do të donin ta shihnin të gjithë të rënët por edhe dhjetë fëmijët e flijuar të familjes Jashari.
Lavdi të rënëve për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Sead Veseli, ushtari më i mirë 2024

Pas sfidave disa ditore përfundoi gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” ku morën pjesë …