Organizatat Studentore të Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Prizrenit, Universitetit të Gjilanit, Universitetit të Pejës, Universitetit të Mitrovicës dhe Universitetit të Gjilanit kanë dalë me komunikata publike, duke i bërë thirrje kryekuvendarit Kadri Veseli dhe Kuvendit të Kosovës dhe organeve të drejtësisë që të mos ndalet iniciativa për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. “Në emër të Parlamentit studentor të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, inkurajojmë institucionet e drejtësisë, Kuvendin e Kosovës dhe organet tjera relevante që te mos ndalet lufta ndaj gjenocidit serb dhe luftës kundër korrupsionit në Kosovë. Kërkojmë që si Parlament studentor, të krijohet Tribunali duke e parë që shumë nga kolegët tanë kanë humbur më të dashurit e tyre në luftë, kemi shume kolegë e kolege që janë nga familjet e dala nga lufta”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të Parlamentit Studentor “Hasan Prishtina”.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duhet të pezullohen
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi …