Sunderni dhe Malisheva vazhdojnë bashkëpunimin e mirë

Në kuadër të vizitë së tij në Gjermani, me ftesë të Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar qytetin e Sundernit, qytet në të cilin jetojnë një numër i madh i mërgimtarëve tanë, ndërsa  Komuna e Malishevës, ka një bashkëpunim të mirë dhe si rezultat, Sunderni do të përkrahë Malishevën.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, është takuar me kryetarin e Sindernit, Rahpl Brodel, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë, ndërsa kryetari i Sundernit, Brodel, e ka njoftuar kryetarin Begaj, se e ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë vizitës së tij në Malishevë, në shtator të vitit të kaluar, për sigurimin e një makine për mirëmbajtjen e kanalizimeve.

Gjatë vizitës në Malishevë, kryetari i Sundernit, Rahpl Brodel, ishte shprehur i mahnitur me të arriturat, që për një kohë të shkurtër pas lufte, ishin bërë gjithë ato investime në sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve, dhe ishte zotuar se do angazhohej për sigurimin e një makine, për pastrimin e kanalizimeve, makineri e cila mungon në vendin tonë, si dhe do të përkujdesen për trajnimin e punëtorëve që do të punojnë me atë makinë.

Begaj e Brodel, kanë biseduar edhe për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës, ku gjatë muajit mars do të zhvillohen takime të përbashkëta mes Malishevës dhe Sundernit, në nivel të drejtorive përkatëse.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Begaj, është shoqëruar nga Fadil Bytyçi, kryetar i klubit të shqiptarëve “2 Korriku”, si dhe zyrtari në drejtorinë komunale të arsimit, Shefqet Kryeziu.

Përndryshe, në këtë pjesë të Gjermanisë, jetojnë një numër i madh i mërgimtarëve tanë, të cilët janë të inkuadruar mirë në jetën shoqërore dhe kulturore, dhe të cilët kanë krijuar imazhin më të mirë të mundshëm për Kosovën në përgjithësi dhe për Malishevën në veçanti. Në Sundern, në nëntor të viti 2011, është vendosur edhe shtatorja e “Nënë Terezës”, prej kur edhe ka filluar bashkëpunimi mes Malishevës dhe Sundernit, bashkëpunim i cili vazhdon edhe sot.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …