Sylë Ukshini: BE më shumë shqetësohej për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael se sa për lidhjet e Serbisë me Rusinë

Kur Izraeli e njohu Kosovën, në Bruksel kishte nervozizëm të papërmbajtur, sepse njohja nga Izraeli rrëzonte pretendimet BE se fillimisht duhet të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi pastaj të vijnë njohjet nga 5 vendet e BE-së. Ndërkohë që Serbia, e cila është bërë vend i preferuar i vendeve të BE-së në kohën kur zyrtaarët e sja mbajnë marrëdhënie të ngrohta me vëllezërit rus.
Nëse për ambasadën kosovare në Izral Stano deklaronte se këto “vendime e largojnë Kosovën nga qëndrimet e BE-së,” për Serbinë, e cila është në procesin e anëtaarësimit në BE dhe akomaa nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ai thotë butësisht dhe shumë butësisht se këto marrëdhënie serbo-rus në kohën e agresionit rus ndaj Ukrainëss “nuk janë në pajtueshmër me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit në BE.”
Kjo deklaratë e Stanos duhet të shërbejë si motiv shtesë që MPJD të pyes, përmes përrfaqësuesve të saj diplomatik, vendet anëtare të BE-së, nëse ato kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Rusisë, pasi në kohën që Serbia hidhet me dashuri në krahët e Rusisë, Franca dhe Gjermania me nxitim zbarkojnë në Beograd për të firmosur kontrata të majme me lidershipin e qeverisë neomilosheviqiane.
Për momentin BE mjaftohen me masat ndëshkuese ndaj Kosovës pasi katër kryetarët në veri të vendit kanë hyrë në zyrat e tyre të punës në kundërshtim me vullnetin e Beogradit, si dhe për shkak të mbylljes së zyrave ilegale të Serbisë në Kosovës.
BE, po ashtu, mjaftohet me njohjen e pasaportave të Serbisë ku territori i Republikës së Kosovës paraqitet si territor serb.
BE-ja, angazhohet, për mënjaniminne valutës EURO dhe rikthimin dinarit në veri të Kosovës, gjithnjë “në pajtueshmëri me vlerat evropiane” dhe me qëllim të “evitimit të krizës humanitare”.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Të shpresojmë

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës z. Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të …