Sylë Ukshini, drejtor në MPJD, ka pritur në takim z. Izmit Nura, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Emigracion ne Republikën e Maqedonisë se Veriut

Sylë Ukshini, drejtor në MPJD, ka pritur në takim z. Izmit Nura, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Emigracion ne Republikën e Maqedonisë se Veriut, në ambientet e MPJD-së. Pas takimit z, Ukshini në llogarinë e tij, ka bërë të ditur se ka pritur në një takim pune z. Izmit Nura, Zëvendësdrejtor i Agjencisë për Emigracion ne Republikën e Maqedonisë se Veriut. Tema e bisedës ishte mundësia e bashkëpunimit, bashkërendimit të aktiviteteve të Departamentit të Diasporës së MPJD-së, me Agjencinë për Emigracion ne Republikën e Maqedonisë se Veriut, me theks të veçantë në çështjen e mësimit plotësues dhe të organizimeve të aktiviteteve të mërgimtarëve tanë nëpër shtet të ndryshme të botës.

Në këtë takim, z. Nura ka evidentuar objektivat e punës të këtij agjencie për emigracion, duke listuar detyrat dhe punët që kanë të bëjnë me pozitën dhe të drejtat e mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut si dhe projekte që kanë të bëjnë me nxitjen dhe zhvillimin e tyre kulturor dhe me përparimin e lidhjeve me organizata dhe shoqata në mërgim. Gjithashtu z. Sadiku, duke u ndalur në fushë veprimtarinë e Agjencisë për Emigracion, më njoftoi edhe për strukturën e këtë institucioni që është i organizuar në dy sektorë: Sektori për çështje juridike, ekonomike dhe ri-integrimin e mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, dhe sektori për mirëmbajtjen dhe përparimin e lidhjeve me mërgatën, informimin dhe zhvillimin kulturor.

 

Më tej gjatë këtij bashkëbisedime z. Nura është njoftuar për strukturën e re të Departamenti të Diasporës në MPJD, si dhe për objektivat që kemi përcaktuar në periudhën vijues, duke nënvizuar nevojën e koordinimit sa më intensiv të Agjencinë për Emigracion ne Republikën e Maqedonisë se Veriu dhe Departamentin e Diasporës në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e lidhjeve me mërgatën në vende të ndryshme të botës dhe harmonizimit të kutikulave dhe tekstet për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në vende ku është e koncentruar mërgata jonë. Veç tjerësh, është biseduar për projektin „Karvani i Diasporës“, i realizuar gjatë muajit korrik dhe gusht nga Departamenti i Diasporës si dhe nismën për hartimin e projekt-ligjit për Diasporën/Mërgatës, dhe çështje të tjera nga fushë-veprimtaria e këtij departamenti. Gjithashtu z. Nura është njoftuar edhe për bashkëpunimin e DD me misionet tona diplomatike, organizatat joqeveritare dhe botën akademike lidhur me angazhimin e potencialit intelektual nga diaspora në Kosovë, duke pasur si qëllim primar nxitjen dhe promovimin e kthimit të potencialit intelektual të pjesëtarëve të diasporës në Kosovë, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook Sylë Ukshini, drejtor në MPJD, njëheri studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i të drejtës ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …